Më Selefi se Selefitë…





Këto ditë ka vizituar Shqipërinë dhe Kosovën një nga predikuesit muslimanë më të njohur në botë, sheh Selman el Audah. Në Kosovë shehu i nderuar ka folur edhe për sektarizmin. Në minutin e 27 të videos që mund të ndiqni duke klikuar në këtë link, shehu qartazi përmend “shkollat brenda Ehli Sunetit si Esharizmi, Sufizmi, Selefizmi…” të cilën përkthyesi vendos ta përkthej duke thënë “shkollat e njohura.” Në këtë rast, ndoshta ngase shehu vuri në dukje që emrat e shkollave nuk u përmendën, përsëriti – edhe një herë – “Esharizmi, Sufizmi…” të cilën përkthyesi – përsëri e përktheu vetëm si “Selefizmi.” I gjithë mesazhi i shehut për balancë mes shkollave të ndryshme të Ehli Sunetit është humbur në përkthimin qëllimisht të cunguar të përkthyesit, për të cilin qartazi Ehli Suneti kufizohet me Selefizmin.

Ky cungim në përkthim është njëkohësisht thyerje e mirëbesimit dhe amanetit ndaj predikuesit të nderuar, është mashtrim i qëllimshëm dhe dizinformim. Na bën të mendojmë se kush ka transmetuar dijen mes shqiptarëve gjithë këto vite dhe cfarë morali intelektual e fetar kanë këta njerëz.

Por le ta përsërisim këtu për ata që nuk flasin Arabisht, sheh Selman el Audah konsideroi shkolla të Ehli Sunetit njëkohësisht Esharizmin, Sufizmin e Selefizmin.

Comments

  • Pse keto selefet shqiptar me ngjajne si komunistet e te njejtit gjaku. Keta dalin me selefe se predikuesit e vertete te selefizmit. Njesoj si keto komunistet e sodit qe edhe pse Komandanti i ka denuar krimet e shokeve te tij, per pragmatizem sigurisht, dalin e bertasin per lavdine e brigadave dhe vijen e drejte marksiste leniniste te Komandantit te lavdishem dhe shokeve te tije, edhe pse ai i denoi keta te fundit si tradhtare.

  • Sipas asaj qe degjohet ne video heren e dyte perkthyesi i perserit fjalet e Selman Audes ashtu sic jane, dmth nuk permend vetem selefizmin por edhe shkollat e tjera. Megjithese kete e ben duke qeshur, sic duket nga kembengulja e Audes qe te permenden te gjitha shkollat brenda Ehli Synetit.

  • Sa per korrektim, heren e dyte perkthyesi e ka perkthyer eshari, sufi, selefi megjithese me gjysem zeri e me pak ngerdheshje. Duhet theksuar qe ishte kembengulja e shejhut te nderuar qe e detyroi perkthyesin ta perktheje korrektesisht fjalen e tij. Selam

      • Ky perkthyesi eshte me sa e di une, dr. Sulejmani, i specializuem ne hadith, me gjase profesor ne FSI, ku edhe po mbahet ky fjalim.. e vertete eshte qe perkthyesi ne fillim e shkurton pak ate aty ku arabfolesi me qellim ve theksin, pastaj disi e permireson, por nuk e permireson si duhet e as qe mberrin kuptimi i vertete, ashtu siq insiston nga fillimi hoxha arab, qe si “esharinjte, sufinjte, selefijte, te gjithe jane brenda ehi sunnetit”.

  • Genjeshter e kulluar kjo: ”Në këtë rast, ndoshta ngase shehu vuri në dukje që emrat e shkollave nuk u përmendën, përsëriti – edhe një herë – “Esharizmi, Sufizmi…” të cilën përkthyesi – përsëri e përktheu vetëm si “Selefizmi.””

  • E paskeni marre shume afer zemres kete ngjarje bre vellezer. Mendoj qe edhe dijetari e ka pershtatur pak muhabetin per trevat tona e edhe perkthyesi e pershtati me te tijen, ndoshta edhe duke i pare studentat. Nese doni te perfillni keshillat e dijetarit atehere afroni e mos largoni, lehtesoni e mos veshtiresoni. Es-selamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu

    • Nese mendon se Dijetari “e pershtati pak muhabetin per trevat tona” e ke komplet gabim. Pershtatje do te ishte dhenja perparsi e ndonje ceshtjeje fiku ndaj nje tjetre per shkak te gjeografise, por kur behet fjale per shkollat e akides, te mendosh se shehu e drodhi pak per shkak te vendit eshte akuze e rende. Shehu sic eshte e mirenjohur, pavarsisht se eshte selefi, ka nje qasje liberale dhe te drejte nga selefinj te tjere qe i mshojne sektarizmit.
      Mendoje dhe nje here kete dhe besoj se do dalesh ne kete perfundim. E kunderta, me fjalet e tua, e nxjerr shehun dallkauk.

  • Po “hajduti” nuk ka faj fare ? Nuk e di pse gjithmone I kerkohet disave te mos flasin per hir te bashkimit, kurse disa te presin majtas e djathtas per qejf?

  • Është mëse normale të mos thotë (perkthen) ato që dëgjon sepse Esharizmi dhe Maturidite janë saktë ky e mohojnë dhe deformojnë Emrat dhe Cilësite e Allahut.
    Sa për informacion ky Aude është prej cameleonve që ndryshon sipas rastit dhe vendit, njëri që dha fetua rise se Sirisë që të nisë lufta, ky bashkë me disa tjerë. Prej fjalës së tyre u derdh dhe po derdhet gjaku i muslimanëve. Allahu Teala e marrte ashtu siç është.

    • Nga vitet ’80 e ketej kane dhene fetva xhihadi ata dijetaret e tu saudiane sa jane keput ne mes. Jane vrare e prere njerez e shkaterruar shtete. Keshtu qe mos na hap barkun. Nese Shehu ne fjale eshte kameoleon, po ju cfare jeni, qe nuk dini as te shkruani, as te flisni?

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *