Habib Ali El Xhifri

Me emrin e Zotit, Mëshirues, Mëshirëplotë

Falenderimi i takon Zotit, paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi Profetin as, familjen e tij, shokët e tij, e më pas:

Sot me datë 21 dhilkide, e vitit 1437 hixhri, që korrespondon me datën 25 Gusht 2016.

Duke marrë shkak nga përpjekjet e vazhdueshme të grupeve të ndryshme me pikëpamje radikale, të cilët kanë monopolizuar termin dhe përkufizmin teologjik “ehli suneh uel xhema/myslimanizmi synit”, e më pas duke i shfrytëzuar sjelljet dhe aktet e tyre, me qëllim dëmtimin e imazhit të fesë Islame, është zhvilluar konferenca ndërkombëtare e dijetarëve muslimanë në përkujtim të figurës së dëshmorit shejh Ahmet Kadirof r.f me temë: «Kush është ehli suneh uel xhema/myslimanizmi synit, cili është sistemi teologjik i synizmit referuar tri boshteve kryesore; jurisprudencës fetare, ceshtjeve të besimit dhe rrugëtimit shpirtëror, “fikh/akide/suluk”, si dhe devijimet e tre boshteve kryesore islame ».

945201_519066591524596_1545417132_n1Konferenca është zhvilluar nën mbikqyrjen e shkëlqesisë së tij, kryetarit të Cecenisë Ramadan Kadirof, Imamit te madh të Universitetit të Azharit prof.dr.Ahmet Tajib, myftive të ndryshëm nga e gjithë bota, si dhe me prezencën e mbi 200 dijetarëve dhe teologëve muslimanë. Punimet e konferencës kanë dalë me rekomandimet si më poshtë vijon:

Ehli suneh uel xhemaa/myslimanizmi synit përbëhet nga shkolla teologjike sipas komentimit të maturidizmit dhe esharizmit, në cështjet e jurisprudences islame sipas katër shkollave juridike tradicionale të hershme, hanefi, shafi, maliki dhe hambeli, ndërsa në sufizëm/rrugëtimi shpirtëror referuar dijes, edukatës dhe përshpirtmërise, synizmi ndjek rrugën sufiste të Imam Xhunejdit dhe imameve të tjerë të ndritur, të cilët kanë themeluar tarikatet e ndryshme sufiste.

Ky sistem teologjik është i vetmi sistem besimor bazuar në shkencat teologjike, të cilat i vijnë në ndihmë formës për të komentuar revelatën hyjnore, pa neglizhuar qëllimet e larta të fesë islame të cilat janë; respektimi dhe ruajtja e qenies njerëzore, arsyes, fese nga deviacioni dhe keqinterpretimi, ruajtjen e pasurisë, nderit, si dhe ruajtjen e të gjitha parimeve të larta njerëzore.

Kur’ani famëlartë, si pika kulmore e revelatës hyjnore, rrethohet nga shkenca dhe metodologji të cilat i vijnë në ndihmë qëllimit për të ndihmuar në komentimin dhe përthithjen e parimeve, si dhe qellimeve të cilat e dërgojnë besimtarin tek Allahu i madhëruar. E më pas nxjerrjen prej saj të shkencave të ndyshme të përfshirë në të, e me qëllim shndërrimin e verseteve kuranore dhe parimeve të saj në jetesë paqësore, kulturë, qytetërim, art, mëshirë, qetësi, prodhimtari, përhapjen e paqes, duke dashur t’i tregojmë njerëzimit që Islami është fe e mëshirës për të gjitha krijesat dhe lumturi në këtë botë dhe në botën tjetër……

Sistemi teologjik shpjegues i synizmit është sistemi më gjithëpërfshirës dhe më koncizi në lëminë e teologjise islame. Ky sistem shpjegues përqëndrohet në përzgjedhjen e librave klasik, të cilat paraqesin shkencërisht dhe logjikisht rrugën teologjike dhe logjike për të kuptuar fene islame, aktualitetin ku jetojmë me të gjitha problematikat e tij, e më pas bashkëjetesën ndërmjet tekstit fetar dhe aktualitetit.

Këto shkolla teologjike fetare islame kanë perfaqësuar gjatë gjitë historisë synizmin dhe nëpërmjet këtij sistemi kanë dale me mijëra dijetarë, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre ne sistemin gjyqesor, në drejtimin e myftinive, arsim, ligjeratat fetare etj., prej të cilave kanë përfituar shoqëritë e ndryshme njerëzore. Kjo shkollë teologjike ka dhënë kontributin e saj në paqen sociale kudo ata kanë qene.

Gjatë gjithë historisë islame, myslimanizmi synit ehli suneh, sa herë janë shfaqur ekstremizma teologjike, devijime ne interpretimin e Kuranit dhe synetit të Profetit Muhamed as, ka qene gjithmonë present,duke perfituar edhe nga bagazhi i madh teologjik, për të hedhur poshtë tezat e ekstremizmit dhe deviacionit teologjik. Sa herë është shfaqur sistemi synit në përballje aq herë është zhdukur ekstremizmi dhe radikalizmi. Ky sistem gjatë historisë islame ka sjellë stabilitet duke kontribuar që resurset njerëzore të përqëndrohen në shkence dhe qyteterim. Kujtojmë këtu vitet e arta të qyteterimit dhe shkencës së muslimanëve, duke filluar me kontributin që dhanë muslimanët në algjebër, matematikë, inxhinieri, mjekësi, farmaceutikë, astronomi, shkencat natyrore etj. I gjithe ky kontribut është fryt i sistemit shkencor synit, eshari, maturidi.

Gjatë historisë, janë shfaqur ide ektremiste dhe radikaliste qe promovojnë terma “ripërtëritje, ringjallje, rizgjim”, të cilat pretendojnë lidhjen e tyre me Kuranin famëlartë dhe synetin e Profetit as me qëllim për të destabilizuar jetët e njerëzve dhe stablitetin e tyre. Shembuj kemi historinë e khauarixhëve dhe “ekskomunikimin fetar” që dolën nga drejtimi që kishte vendosur Imam Aliu r.a e duke vazhduar më pas me khauarixhët e kohës tonë pretendues të selefizmit tekfiri e duke përfunduar me pasuesit e Isisit dhe pjesëtarët e organizatave që kanë për qëllim instrumentalizmin politik të fesë e duke bërë të mundur përhapjen e ideve të gabuara dhe interpretimeve ekstreme cka solli dhe përhapjen e ideve tekfiriste, shkatërrimin, gjakderdhjen, prishjen e imazhit të fesë etj.

Ky është shkaku, i cili na shtyu të mblidhemi duke zbatuar fjalën e Profetit as “ bëhet mbartës i kësaj feje cdo passardhës i drejtë, kundërshtojnë interpretimet radikale, monopolizimin e ideve dhe keqinterpretimet e injorantëve.

Kjo konferencë ka për qëllim sqarimin e doktrinës synite ndaj tentativave radikale për ta monopolizuar këtë emërtim të nderuar, duke bërë të mundur përdorimin e sistemit shkencor tradicional synit, të cilin e adaptuan shkollat tona si mjeti mbrojtës ndaj ideve tekfiriste dhe radikale, si dhe duke dhënë mesazhe paqeje dhe sigurie për botën mbarë. E kjo deri në momentin që bota muslimane të rikthehet në synizmin e pastër.

Konferenca doli me konkluzione dhe rekomandime për mbarë botën islame:

  • Hapjen e një stacioni televiziv për vendet e ish-Bashkimit Sovjetik për të përcjelle një imazh të mirë të Islamit duke synuar luftën ndaj ideve ekstremiste dhe radikale.
  • Dhënien rëndësi të mediave elektronike dhe sociale duke angazhuar njerëz të specializuar në fusha të ndryshme islame.
  • Rikthimin e sistemit të vjetër skolastik synit për të informuar dhe njohur të interesuarit rreth islamit tradicional synit, si dhe diplomimin e teologëve tradicionalë nëpërmjet të cilëve do të bëhet e mundur mposhtja e ideve radikale dhe ekstremiste.
  • Promovimi i rëndësisë së shkollimit në të gjithë shkencat islame dhe vecanerisht: shkenca e usulul fikh, ose bazat e parimeve juridike, si dhe shkencat e logjikës, filozofisë islame etj. me qëllim për të kuptuar dhe saktësuar mendimin teologjik islam duke hedhur poshtë idetë tekfiriste dhe radikale.
  • Hapjen e një qendre në Republikën e Cecenisë për të hulumtuar rreth shkollave dhe doktrirnave të ndryshme fetare, si dhe formimin e parimeve bazë për të luftuar ekstremizmin dhe radikalizmin.
  • Dhenien rëndësi të bashkëpunimit shkencor dhe administrativ me institucionet tradicionale fetare si; Azhari, Universiteti Karauine, Universiteti i Zejtunës, etj
  • Angazhimin për të hapur katedra shkencore për të arsimuar qofte edhe me korespondencë.
  • Këshillimi i shteteve dhe qeverive të ndryshme për të mbështetur institucionet tradicionale islame synite, të cilat promovojnë mesatarizmin, paqen, shkencen, arsimin duke i këshilluar dhe paralajmëruar që të mos luajnë mbi baza të politikave të ekuilibrimit duke dashur të godasin ligjerimin fetar brenda llojit, e cila sjell vetëm destabilizim dhe radikalizëm.

 

Konferenca rekomandon miratimin e paketave ligjore, të cilat penalizojnë urrejtjen , nxitjen e dhunës, konfliktet teologjike brenda llojit, si dhe dhunimin e isntitucioneve teologjike tradicionale.

Konferenca rekomandon dhënien e bursave nga institucionet tradicionale fetare si Azhari etj për t’u arsimuar në shkencat islame.

Konferenca rekomandon që ky takim të përsëritet më shpesh në të ardhmen.

Konferenca rekomandon krijimin e një këshilli, i cili do të mbikqyrë zbatimin e rezultateve dhe rekomandimeve.

 

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *