Para disa ditësh, në rrjetet sociale nisi një fushatë linçimi ndaj Imamit pranë Xhamisë së Kokonozit në Tiranë, pas publikimit të një filmimi ku ai shfaqej në një ceremoni ritualistike të traditës sufi. Siç ndodh rëndom, përmbajtja e komenteve dhe qëndrimeve të një mase kryesisht anonime njerëzish arrinin livele të frikshme, siç gjithashtu shumëkush me dashamirësi i doli në krah imamit. Fenomeni i linçimit online është i hershëm këtu tek ne, sa dhe vetë masivizimi i kësaj hapësire komunikimi, dhe me këtë rast është shënuar sulmi më i freskët dhe i pandershëm i segmenteve margjinale ekstremiste të bashkësisë së besimtarëve myslimanë ndaj një funksionari fetar, një ndër më të përkushtuarit në misionin e tij.

1206-6-Finger-pointing-Brushes

Si fenomen fetar modern, lëvizja e selefizmit shquhet para së gjithash për vetatribuimin e ekskluzivitetit të ndjekjes së mësimeve dhe besimit teologjik që buron nga brezat e pare të bashkësisë post profetike. Veçori tjetër e selefizmit, që vjen si rrjedhojë e asaj që sipërcituam është dhe refuzimi kategorik i risive në praktikat fetare, që sipas tyre nuk janë të faktuara si qasje dhe veprim i bashkësisë së hershme. Më rigorozët e refuzimit ndaj risive (bid’a), sipas Yasir Qadhi, kur vjen puna tek praktikuesit e tyre, i përfshijnë ata në mënyrë të pashmangshme në “grupin fajtor” që gjithnjë zgjerohet sipas shembullit ilustrues: “nëse personi B shoqerohet me të mirënjohurin e devijuar A, atëherë personi B shpallet i devijuar. Nëse personi C shoqërohet me të devijuarin B, tashmë edhe ai behet i devijuar, ad infinitum, ad nauseam.”

Kjo është dhe skema e ndjekur nga “grupi i linçuesve profesionistë online” në rastin e denoncimit të “blasfemisë” së imamit. “Faji” i imamit është një praktikë religjoze, botërisht e mirënjohur dhe përhapur prej shekujsh në botën myslimane, por që qëllon të jetë “mëkat” për një tufë fanatikësh, të cilët me kryeneçësi tentojnë me turlifarlloj makinacionesh të realizojnë qëllimin e tyre. Kjo lloj sjellje psudo religjoze në rastin më të vogël sjell efekte përçarëse në bashkësinë e besimtarëve dhe harlisja e saj tenton të çimentoje një situatë agresive, gjurmuese agresive të çdo praktike, qoftë dhe private, që del nga ligjërimi dhe praktika selefiste. Kjo situatë rrjedhimisht sjell ndrydhje të individëve dhe grupeve në bashkësinë e besimtarëve, të trysnuar nga histeria e turmës, pikërish në atë që duhet të jetë liria e gjithëkujt për të realizuar sipas bindjes ritualet dhe jetën e tij fetare.

Njerëz që i njohim si shitës ushqimor, kasapë profesionistë, badybilldierë, shërbyes përmbarimorë, rreshterë, mësues anglishteje, picajolë, shumë të papunë, disa “talebe ilmi” si dhe të tjerë anonimë, vërsulen virtualish në sharje dhe ofendime neveritëse deri në thirrje për “tërheqje zvarrë” apo në retorikë më diplomatike në ngritjen e pyetjes nëse “lejohet fetarisht që lutja në xhami të kryhet nga “mekatari”. Një ligjërim i tillë i paraprin qëndrimeve më agresive të cilat anametojnë besimtarë e imamë që nuk pasojnë pseudo-ortodoksinë e selefive. Kjo situatë, pa asnjë dyshim, është paradhoma e ekstremizmit.

Pseudo hoxhallarët që kanë “edukuar” ndër vite turmën me pishtarë virtualë me doktrinën e “besimit të pastër” dhe “çrrënjosjen e risive në fe”, tashmë janë marrë peng prej tyre. Mjafton të lexosh përciptazi online se si turma e irrtuar e puritaneve shantazhon mësuesit e saj, duke i akuzuar herë si apatikë, e herë si frikacakë, për të treguar më së miri se në çfarë ujrash ka notuar një pjesë e bashkësisë së besimtarëve. Reagimet nervoze të pseudo hoxhallarëve në të vërtet janë apatike dhe frikacake. Nuk kanë kurajon ta dënojnë më forcë këtë tendencë intolerante, minuese të kohezionit të bashkësisë. Reagimet e tyre tentojnë për nga statuskuoja: edhe agresivitetin e pasuesve të tyre ta mbajnë në gjumë, me premtimin se “gjykatat” e tyre do të marrin një “vendim” në orët apo edhe ditët e ardhshme kundër imamit “dezertor”, nga ana tjetër me një gjysëm zëri i bëjnë aminin kësaj tendence kur nënvizojnë se “mëkatari” duhet te pendohet, sigurish me thirrjen për vetpërmbajtje dhe etikë nga turma, si norma që karakterizojnë besimtarin. Hipokrizia nuk kishte vend më komod për t’u ulur.

Hipokrizia e këtij sekti puritanësh është sa e pështirë, aq dhe groteske. Në kakofoninë e aksionit të tyre doktrinor online, thirrjen për konkretizimin e tij herë duan ta materializojnë në formate revolucionare , thënë ndryshe, me hunj e me drunj, e herë me mjete “ligjore” si peticioni drejtuar institucionit që harmonizon në gjirin e tij dhe tarikatet sufi, këto armiq të doktrinës selefije: institucion që akomodon dhe mjaft selefista, liderë të turmës turfulluese. Hipokrizia nuk merr fund me kaq: kjo turmë kaotike kibernetike që nuk la konspiracion pa zbuluar, ende nuk ka “denoncuar” sjelljet e ngjashme, si të imamit “mëkatar”, të kryera nga inspiruesit e tyre. Gjithkush e ka parë rreshtin e parë të lutjes së Bajrameve, ku mes selefisteve, sup me sup me ta, janë dhe krerë tarikatesh që më pas shtrengojnë duart mes tyre. Apo kur në ceremoninë festive të Mevludit, një risi e rrezikshme për doktrinën selefije, marrin pjesë përsëri predikuesit më të zëshëm të kësaj doktrine. Apo helbete, politika, kjo rruspi e vjetër, ua kërkon këto spërdredhje si domosdoshmëri jetike mbijetese?

Kjo maskaradë e rrezikshme me besimin fetar duhet të marrë fund njëherë e mirë. KMSh si enti që menaxhon punët e bashkësisë së besimtarëve duhet të jetë më i përgjegjshëm për t’u përballur me dimensionin kriminal që mund të përmbushë kjo tendencë intolerante ende embrionale. Ata pak hoxhallarë që janë me këmbë në tokë duhet ta denoncojnë teologjikisht fenomenin e ekskomunikimit fetar që është liberalizuar në këto kohë krizash. Edhe aktorë të tjerë fetarë, që rrijnë e bëjnë sehir duke pritur që këto turbullira të mos i prekin, dhe pastaj të dalin të pastër në publik, e kanë obligim moral parandalimin e gangsterizimit të bashkësisë fetare. Indiferentizmi, sidomos në kohë krizash, është fajësi. Zoti na shkruajt për hajër.

Comments

  • Mendoj se eshte gabim i madh qe e-zani te rreshtohen ne palen qe sulmon selefijte, me pretendimin se po denon disa sjellje te pahijshme. Do te kishte qene me mire qe autori te dilte me emrin e tij personal. Debatet teologjike ndermjet selefizmit dhe sufizmit dhe sjellja e pahijshme e disa individeve, here anonime e here me emer, jane dy gjera te ndryshme. Reagimi me injorance, pamaturi dhe histeri eshte nje e mete njerezore dhe nuk mund te jete pjese e nje metodologjie fetare te caktuar, sic eshte selefizmi ne kete rast. Sado keq te jete reflektuar selefizmi ne mesimet e disa hoxhallareve ne trojet shqiptare, ky term dhe kjo metodologji eshte shume me e gjere dhe pergjithshme se kaq, e si e tille nuk mund te perdoret per te pershkruar nje problem kaq konkret, sic eshte histeria e mases. Eshte e vertete se pjesa me e madhe e atyre qe e kane sulmuar imamin veteidentifikohen si selefij, por menyra e reagimit te tyre nuk mund te identifikohet si “problem selefij,” sado qe perpiqen ta legjitimojne me mesimet selefite. Pa harruar ketu faktin se LHSH-ja dhe hoxhallare te tjere i dolen ne mbrojtje imamit dhe denuan sjelljen e pahijshme te “fejsbukistave”. Ndersa etiketimi i selefijve si sekt eshet krejt emocional, per te mos thene se eshte injorance e madhe. Meqe autori i eshte referuar Yasir Qadhit, atehere duhet te dije se ai vete ne nje punim te tijin thote se eshte gjeresisht e pranuar se selefizmi nuk perben nje grup ne Islam, por nje metodologji te caktuar, e cila ka per qellim ringjalljen e mesimeve te periudhes se tre brazave te pare, te njohur si “Selefus-Salilh”. – Muslimanët nuk janë terroristë.

    • @ Mendimi Ndryshe: Metodologjia mbartet prej disa njerezve e keta njerez na ka derguar byroja saudite e selefizmit ne trojet shqiptare. Nuk e di ku e pe ti qe LHSH i doli ne krah imamit se nuk eshte hic e vertete kjo. Keto jane apologji dy lekeshe or mik, dhe kjo histeria e selefizmit eshte toleruar per shume kohe.

  • Kjo është një ‘goditje poshtë brezit’ nga ana e juaj. Paskeni përvetësuar më së miri teknikat e kripto-medias islamofobe e cila rri në pritë të kapë në ajër qimen e parë për ta bërë dru për zjarr.
    Turp për ju!
    Përgjithësimi i metodologjisë selefite me veprimet e disa personave që nuk asnjë peshë reale të kësaj metodologjie dhe duke lënë mënhanë reagimin publik të përsëritur të hoxhallarëve që identifikohen me selefizmin është sikurse përgjithësimi që i bëhet islamit me isisn. Është një thikë mbas shpine ndaj muslimanit, e helmuar madje.

    • Sic tha kohet e fundit ish imami i Mekes, Adel al Kalbani, edhe ISIS nga librat e selefive ka mesuar. Ato hoxhallaret qe permend zotrote kete xhemat kane pergatitur, e ushqyer. Tani keto jane te korrurat e gjithe investimit selefi ne Shqiperi

  • Me pelqen shume titulli qe ke zgjedhur zotrote.

    Shpërthim mllefi në paradhomën e intolerancës… por nuk e kuptoj se çfare I ndodhi me pas tolerances te ciles pretendon se e dashuron.

    Problemi kolosal qe perballet nje toelog i cili deshiron te sqaroje apo te beje te kuptueshem besimin e tij nder njerez (qe fatekeqesisht me se largeti jane nga llogjika e kulluar njerezore) eshte: fanatizmi i verber dhe fjalimet me ngjyra injorance te ndryshme; pasiqe nese do ndertohet nje debat ne keto baza te kalbura atehere do te jete njesoj si te kerkosh te debatosh me gomarin apo lopen qe kullot ne baçe.

    Ne rastin konkret I dashur nuk po dua te ofendoj dike, se sa dua qe te vendos baza te qarta ne ate qe jam gati per te shkruar.

    I nderuar admin, po lexoj me shume kureshtje se si jeni shume I shqetesuar nga çfare ka sjelle byroja saudite ne shqiperi, por perseri rrutullohesh nga rrutullohesh zotrote e nga hutia sjell fjalime nga vete byroja saudite, si rasti I ish imamit te Mekkes (I cili eshte fare mire I njohur per urrejtjen e prishjen e harmonise dhe unitetit te muslimaneve ne Arabine Saudite me fetwate e tija ekstraterreske).

    Por une e kuptoj se ty e pales tende nuk I intereson se “cili e tha” por “a eshte ne favorin tuaj apo jo” perandaj dhe e permende emrin e ish imamit te Mekkes, pasiqe nese do kishe lexuar pak me shume per te do pertoje t’i’a kishe permendur emrin.

    Persa I perket temes per te cilen u spikate me gjuhen tende gjysem angleze dhe na detyrove edhe ne te tjereve te zbresim nje shkalle poshte gjuhes tone shqipe te dashur te them se: imami I xhamise se profetit – salallahu alejhi we selem – Malik ibn Enes, njeri nga koloset e Islamit dhe formuesit e njerit nga kater medh’hebet e njohura ka thene duke komentuar ajetin ne suren El Maideh:
    “Sot e plotesova per ju fene Time, dhe e persosa dhuntine time ndaj jush, dhe zgjodha per ju Islamin si fene e juaj”
    Ka thene: “Çdo gje qe nuk ka pas qene pjese e fese ne ate kohe nuk do jete pjese e fese sot”

    Dhe ka thene: ” Cili do qe shpik nje risi ne fe dhe e sheh ate si diçka te mire e te pranueshme ka pohuar dhe pretenduar se Muhammedi -salallahu alejhi we selem – e ka tradhetuar shpalljen qe ja ka shpallur Allahu.

    Ne rastin konkret kemi te bejme me nje imam I cili ka vendosur te festoje nje feste prej te ciles pretendon se ka shperblim tek Zoti I boteve, feste e cila nuk ka asnje origjine ne traditen profetike. Thene ne fjale te tjera nuk ka arsye fetare se pse te pretendohet shperblim prej saj, pasi qe nese do kishte shperblim me padyshimin me te madh qe do e kishte praktikuar njeriu me adhurues qe ka ekzistuar qe kur jane krijuar qiejt e toka, profeti – salallahu alejhi we selem – , mirepo nuk eshte shenuar ne asnje liber transmetimi – ashtu si zotrote e keni shume te qarte- qe te kete vepruar diçka te tille apo te ngjashme.

    Ketu lind nje pyetje per ju:
    A mos valle harroi Allahu t’ja shpalle miresine e kesaj vepre profetit te Tij – salallahu alejhi we selem –
    Apo mos valle harroi profeti – salallahu alejhi we selem – qe te na e tregoje ne kete veper qe po ben imami I xhamise se pazarit ?

    Shpresoj te tregohesh racional dhe I sinqerte ne pergjigje ne zemren tende, pasiqe nese deshton te pergjigjesh racionalisht mund te kalosh ne palen e njerezve qe nuk besojne ne Allah.

    Ky eshte besimi I selefijve I cili ju shqeteson shume I dashur, e pasojme te dashurin e Allahut pellembe pellembe; e nese ndodh gabim prej nesh atehere selefizmi (pasimi I te pareve te mire) eshte I paster nga gabimet, por ne te njejten kohe ju lajmeroj se sterjotipizmi eshte erresire dhe injorance qe e kane perdorur armiqte e Islamit per ta luftuar Islamin e muslimanet qe ne kohet e hereshme, keshtuqe mos ndiq rrugen e njerezve te paditur por behu djal I shkathet dhe I kuptueshem e mos perziej mes besimit e praktikanteve.

    Kerkoj ndjese per zgjatjen dhe ju pershendes

  • Nuk shoh asnje anakize te mirefillte ne kete artikull vec perpjekjes ne tymnaje per te bere pergjithesime. Autori ose autoret bien ne te njejtat gabime per te cilat akuzojne selefizmin.
    Kam bindjen qe u mungon saktesia ne perceptimin e selefizmit duke e ngushtuar dimethenien e tij nisur vetem nga nje realitet lokal teper te ngushte.
    Te tilla analiza u mungon llogjika objektive kane ndihmuar edhe me shume ne oerceptimin se selefizmi eshte gogoli me te cilin duhet te trembim ata qe u shkon mendja te jene te tille.
    Mua me duket nje perpjekje e deshtuar qe nuk zgjidh asgje.

    • Megjithemen e ke? Po iu bijne ne qaf kot ktyne selefeve t’shkrete. Ca po bojn zavalli? I cike fitne, i cike shpifje, i cike lincim hoxhallaresh, i cike tekfir. Asigjo.
      Funja i cike leke jon t’u mor nga Saudija. I cike biznese kon. Kaq e kon takatin.

  • @admin, Po ku ishit me pare ju gyleniste e sufiste, pse nuk e reklamoni kete besim qe na paska munguar prej kohesh, apo kshu osht medhheni juj – me e mqef besimin. Nashi do i prishim xhamiat, do hapim mejhone me dajre dhe nji rruge e dy pune, ene falna ene knojna e pijna. Kshu ka lezet mar burr po jo tan namazin tuj knue Kuran , pale qe ene se morim vesh hic ca thuhet…
    Se desh harrova: “Ju thuaj shejhelereve ta na sjellin naj melodi me rivajet te sakte nga imomt e mdhenj, se di a ka noj njo nga sahabet apo vete i dashtuni yne alejhi selam – kjo do qe ma mire… Ene pini pini me karar , se nuk bon zarar.

    • Mazallah. S’ka me u leju kjo asihere sa t’kena kasape e teknike celularesh qi i dalin per zot synetit (apo synetllikut, si i thuhet?).
      N’xhomite tona kon me u thy dajret, kon me u djeg disqet qi kon aheng, kon me u shpall harom gershonet dhe brisqet, kon me u djeg librat e gjithe dijetareve qi kon shkru per tesavufin, qy ka Imom Gazali, Ibn Sirini, Imom Neveviju e me rradh, bile kena me ia heq ene Ibn Kajimit ato pjes qi flet per sufizmin. Kena me vone roje ke dera xhamis per mos me lon me hy mrena asnji qi e ka mor trunin me vete. Truni o vegla shejtonit ne kush e ve n’pune osh ushtar dexhalit. Ah, se qesh t’u harru. Do bojme ene ca kate t’nendheshme, qi do ti perdorim si parkim per grate, ku cdo xhemotli do kete faleas, nga investimet e Saudis, 4 vene parkimi.

      Synetlliku i menies do dali m’selomet. Per kte jon tu punu fort, katunare e puntore, qi ka Shodra, gjer m’Vlore.
      Hallall ju qofte hurmi arabis.

  • Keto grupe kane tregu se e vetmja menyre me mbajte pushtetin e xhamive, ndikimin e menhexhit te tyre eshte fitneja. Akuzo njerez, linco burra te mencur, fyej e tallu me dijetare, denonco grupe e pikepamje te tjera, perjashto cdo njeri qe nuk mendon si ty… Mjetet e perdorimit: shpifja, pergojimi, konspiracioni, shantazhi. Deri dje i benin keto me parate e Harameinit. Sot nuk ka dhe aq shume leke, por makineria vazhdon! Megjithate iu kane dale puplat dhe njerezit po e kuptojne avash avash se cfare lloj malli jane.

  • Per te gjithe ata qe kan hall me mbrojt selefizmin dhe po mundohen ta paraqesin situaten si perblasje doktrinash.

    Qellimi yne nuk eshte aspak te godasim ndonje menhexh, perfshi ketu edhe selefizmin. Ne bindjen tone, cdo njeri ka te drejte ta lexoje Kuranin dhe Sunnetin ashtu sic i ngrofet zemra dhe mendja dhe nuk kemi aspak te drejte ta gjykojme per kete. Ne mendojme se cdo metodologji e mirenjohur si dicka brenda ehli-sunnetit eshte legjitime dhe eshte zullum nese do tregoheshim perjashtues ndaj saj. Natyrisht kete qendrim kemi edhe per selefizmin, ashtu si edhe per sufizmin e paster sunni, te mirepranuar boterisht nga shumica derrmuese e dijetareve.
    Keshtu pra, sic kemi bere te ditur edhe me pare (madje kemi botuar edhe shkrime ku selefizmi eshte mbrojtur prej nesh nga ata qe e akuzojne si doktrine terroriste), e konsiderojme selefizmin si nje nga disa menyra per te lexuar Kuranin dhe Sunnetin, e cila, si dhe te tjerat eshte, sidoqofte legjitime. Por ne bejme ndarjen midis selefizmit si dokrtine apo metodologji, nga selefizmi si levizje, dhe ne shkrim kemi folur per veprimet e grupeve selefiste ne kete ngjarje, jo per doktrinen. Kemi folur per perpjekjet e tyre per ta konsideruar metodologjine e tyre si te vetmen metode te ligjshme, dhe ketu patjeter qe ne do te jemi denoncues, pasi kjo eshte imponuese, perjashtuese, percarese.
    Referimi si sekt, gjithashtu nuk i adresohet selefizmit si metodologji, por grupeve selefije qe imponojne perdhunshem bindjet e tyre perjashtuese. Keto qendrime burojne nga tendenca sektariste, te cilat shfaqen masivisht tek perkrahesit me te zjarrte te selefizmit.
    Ne rastin e fitnes se perhapur kunder Imam Sajmirit, ne nuk kemi aspak per qellim te mbrojme sufizmin kunder selefizmit, por te denoncojme fitnen dhe zullumin e ngritur kunder tij, si dhe mentalitetin perjashtues te disa hoxhallareve qe, ndonese u munduan te tregohen te ekuilibruar, nuk arriten te clirohen nga kjo mendesi, duke i sherbyer pa dashje fitnexhinjve.
    Akuzat ndaj imam Sajmirit perbejne nje fitne te organizuar qe kerkon te perjashtoje nga bashkesia nje prej imameve me te mire, e kete duke perdorur shpifjen dhe lincimin me arsyetime te shtremberuara. Keto nuk mund te kalohen thjesht si teprim i turmave (sic behet ne deklaraten e Lidhjes se Hoxhallareve), por duhen denuar me force, jo vetem per faktin se kane devijuar nga normat Islame, por edhe per faktin se prodhojne percarje te rende ne xhemat, pervec se lincojne njerez konkrete te cileve iu kane hyre ne hak shume rende.
    Mosreagimi i duhur i hoxhallareve te lidhjes tregon se vete keta hoxhallare vuajne gjithashtu nga ato probleme qe shfaq kjo pjese e xhematit, pavaresisht se kane eleminuar gjuhen agresive te zbrazur kunder imamit. Hoxhallaret nuk denoncuan ata qe e krijuan kete situate, nuk mbajten qendrim ndaj tyre duke i vleresuar si fitnexhinj, por u mjaftuan ti keshillojne qe te jene me te permbajtur. Kjo i jep krah veprimit te tyre.
    Ata gjithashtu nuk thane askund qe veprimi i imamit eshte legjitim (per sa kohe, mbeshtetet mbi autoritete fetare te mirepranuara ne veprimin e tij), nuk thane askund se kjo eshte zgjedhja e vet dhe se ne nuk mund te gjykojme nje imam per zgjedhjen qe ben, per sa kohe ai e mbeshtet ne argumentet e veta (i pranojme, ose jo keto argumente). Perkundrazi, hoxhallaret e konsideruan si te papranueshem veprimin e tij, per te cilin ai do bente mire te pendohej dhe te rikthehej ne rrugen e drejte. Pra qendrimi i hoxhallareve ishte gjithashtu perjashtues dhe patjeter edhe sektar. E vetmja rruge qe imami te pranohet per ta eshte pendimi. Kjo tregon se ata njohin si te vetmen rruge te pranueshme fetarisht vetem metodologjine e tyre, pra selefizmin. Pra, kush nuk eshte selefi, nuk eshte ne rruge te drejte.
    Kjo nuk eshte gje tjeter, vetem se mendesi sektariste, perjashtuese e cila i hap rruge percarjes dhe copetimit te xhematit. Ndaj dhe duhet denuar.

    • Admin, situata ka marre shkas pikerisht nga kjo perplasje doktrinash, e kete nuk e mohojme dot. Pastaj degjeneroi ne lincime nga njerez injorante.
      Dhe dicka tjeter, ju lutem hiqni dore nga perpjekjet per t’i paraqitur ndjekesit e selefizit ne Shqiperi si “bujq, xhenerike, berbere, kasape, picajole, teknike celularesh, shites misvaqesh” etj., per te thene se kete menhexh e ndjekin vetem injorante. E ju e dini mire se nuk eshte keshtu. Prandaj lerini keto metoda se nuk u kane hije. Selam alejkum!

      • Nuk kemi thene askund se selefizmin e ndjekin vetem bujq, xhenerike, berbere, kasape etj., megjithese e verteta eshte se shumica jane te tille. Kemi thene vetem qe balta ndaj Imam Sajmirit, u hodhe nga kjo kategori njerezish, te cilet kane marre persiper te ruajne sunnetin, madje ne pavaresi edhe nga hoxhallaret e tyre.
        Lexoji drejt gjerat, para se te japesh perceptime se cfare nuk na ka hije. Ne perpiqemi te jemi te sakte ne ate cfare themi.

      • Perplasje doktrinash ka vetem ne koken e ketyre bujqve e xhenerikeve, te cilet edhe nuk kane faj se ua moren peng hoxhallaret qe i mesuan. Doktrinat nuk perplasen por bashkejetojne, por ben vaki qe bashkejetesen me sivellezerit tuaj nuk e keni fort ne hesap. Kur i kerkoni mbare gjindjes vendase dhe te huaj te mos njehsoje selefizmin me terrorizmin (edhe shume faj s’kane), nga do dilni ju te besueshem kur u hani mishin me gjithe kocka atyre qe s’mendojne si ju dhe deshirojne ta praktikojne fene jo sipas kokes suaj.

    • E falenderojme perpjekjen per t’u sqaru. Mirepo mundohu sa te duash, cdo gje do ta marrin si sulm ndaj menhexhit se nuk bejne dot ndryshe. Argumentimi si kalon kufijte e tarikatit te tyre selefist-vehabist dhe nuk e kundershtojne dot shehun ose shehleret e tyre (pastaj flasin per gabimet e sufizmit keta.
      Ne pergjithesi kur shoh shumicen e hoxhallareve me kujtohet nje barcalete qe vjen nga Maqedonia. E pyeten nje burre se cfare shkollimi u dha djemve e ai tha: njerin , inxhinier e tjetrin doktor, te fundit e bera hoxhe meqe s’qulloste gje ne mesime (njemije here ndjese per ata qe i hyne kesaj rruge me hakikat).

  • Une nuk shoh tek ky artikull asnje perpjekje per te sqaruar situaten apo per te shuar zjarrin e fitnes qe qenka ndezur. Une ketu shoh ate qe Profeti a.s.”Lereni sepse eshte e qelbur” pra shoh thirrje dhe perpjekje per te mbrojtur linjen e nje tarafi fanatik qe i sheh gjithe hallet e Islamit te hoxhallaret dhe selefite.
    Nga ana tjeter nuk mendoj se ju keni kapacitet e duhura per te perballuar nje debat te tille dhe as per te dhene zgjidhje per te, sepse po te kishte reale deshira juaj per te shuar zjarret e fitneve do ta kishit parandaluar kete fenomen qe ne zanafillen e tij.
    Si perfundim them se krijimi i ketyre llogoreve nuk ju ndihmon as ju dhe as ceshtjen ne fjale, perkundrazi e nderlikon.

    • @Dinastia e Egjiptit. Meqenese i referohesh historise, do duhet te dish qe fushata e Ibrahim Pashes me kerkese te Sulltanit kundra familjes Saud dhe lievizjes se vehabive nuk ishte per shkak te asaj qe ata besonin por per arsye politike te perpjekjes per shkeputje e sulmeve te vehabive ndaj territoreve te tjera. Ka shume ferame qe bejne te ditur qendrimin osman te pranimit te disa shkollave e tarikateve. Ka patur ne perandorine osmane tarikate shume te aferta me vehabite si kadizadelite. Osmanet luftuan kryengritjet, jo botkuptimet fetare, dhe kjo eshte me prane asaj qe promovojme ne kete faqe.

      • pikerisht kete lloj vlere, doja ti beja jehone kur permenda pashain e egjiptit. Ata qe thone se i kaloi kufijte, mjaft te kujtojne se si u sollen vehabitet me hilafetin. deshira per pushtet, e shprehur keq fare me perdorimin e fese per legjitimim pushteti eshte shenje qe edhe ne shqiperi i ka ardhur fundi kesaj bashkjetese vellazerore, me vllazerim vetem ne nje kah.

  • Pasi sollëm në vijë shumë probleme ekstremizmi që erdhën nga botëkuptimi i përciptë i Islamit. (Ndihmë të madhe dha edhe realiteti ku ndodhemi)
    Tani po përballemi me një tjetër lloj ekstremizmi. Ai i botëkuptimit të Islamit sipas qefit dhe qeflinjve. Është njësoj i rrezikshëm sepse tenton ta devijojë Islamin në qefet e tyre duke u ndihmuar nga mllefet dhe inatet e fshehura prej vitesh nga të parët.
    Ezani i Naltë, ju po bini në anën tjetër të ekstremizmit fetar.
    Islami në Shqipëri ka qenë racional. Ka ruajtur gjithmonë raportet e mira dhe tolerante ndaj grupimeve të tjera sufiste.
    E tani, mos shfrytëzoni rastin për revanshe idiote sepse teqet në Shqipëri nuk mund të bëhen më shumë se janë. Ato as nuk do të edukojnë breza dhe as do të përhapin fenë e Zotit..
    Lerini teqet në ëndrrat e veta dhe lërini muslimanët të qetë të përjetojnë Islamin e tyre.
    Boll sfida të jashtme kemi. Nuk na duhen edhe këto ferra gërricëse që vijnë prej jush.
    Jeni vllezërit tanë andaj respektojeni këtë status që po ju japim.
    Eduarti

    • amon se nuk e duam ate statusin qe na jep zotrote. Ca ti bej kur vjen prej Zotit, po ate qe vjen prej teje, nuk e perdor as per te fshire…hundet

    • Ore zotni kush je ti qe ke marre tagrin e perfaqesimit te botekuptimit islam? Qe te priska gjuha sa majtas djathatas se teqet duhet te rrikan ssi jane, se s’paskeshin edukuar breza e s’paskeshin hapur fe? Po ata 500 vjet Islam ne Shqiperi kot paskan qene qe shyqyr na erdhet juve? Tani neqoftese ti quan revanshe idiote shkrimet ketu, na vjen keq qe t’u prish terezia. Sfida me e madhe jeni ju e nese Ezani te duket ferre gerricese, ju jeni kungujt qe moret gardhin keto 25 vjet e s’po arrini ta pranoni qe mendte e juaja nuk i do me kush. Sa per statusin qe na jep, s’dime c’te bejme a te qeshim a te qajme ose si thote populli: Hapu toke e na perpi, se na ka dhene Eduarti status. Megjithese se Dinasti e Egjiptit nuk fshin as ……hundet (corapet, corapet)::))

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *