945201_519066591524596_1545417132_n1El Habib Ali el Xhifri

“Ne jemi më të afërt me Moisiun se sa ata.”

Kjo ishte përgjigja e Profetit kur ju tha se hebrenjtë e Medinës agjërojnë ditën e Ashures për të festuar clirimin e Moisiut nga Faraoni dhe njerëzit e tij. Profeti e agjëronte këtë ditë në Mekë përpara se të emigronte. Ai nuk pyeti për lidhjen e kësaj ngjarjeje dhe datës arabe, edhe pse kalendari hebre është ndryshe nga ai arab. Bashkësia e hebrenjve të Medinës ishin natyralizuar në trojet arabe e kishin adoptuar kalendarin arab. Kjo mjaftoi për Profetin që ai mos pyeste, “Si të sigurohemi për autenticitetin e ditës? Hebrenjtë kanë korruptuar librat e tyre, e prandaj nuk është e lejuar për ne që të bazohemi në kalkulimin e tyre për të ditur datën e saktë të clirimit të Moisiut!” Nderimi i kësaj ngjarjeje nuk është e lidhur me kohën kur ndodhi, por është e lidhur me kuptimin që mbart, gëzimi për hir të Zotit dhe dashuria për të devotshmit e Tij.

Të mbash lidhje fetare me ndodhitë që shënojnë mirësinë e Zotit mbi të devotshmit është dicka e autorizuar në Islam dhe është e lidhur thellë me të. Haxhi, pelegrinazhi vjetor, është shtylla e pestë e Islamit dhe e mbarsur me këto kuptime. Për shembull, ecja përqark Shtëpisë së ndërtuar nga Ibrahimi dhe Ismaili; ecja mes Safës dhe Maruas ku Haxhar shkoi për të kërkuar ujë për foshnjen e saj; hedhja e guralecave në xhamarat në Mine, ku djalli u mundua të largonte Ibrahimin nga sakrifikimi i të birit; rituali i kurbanit që shënon gadishmërinë e Ibrahimit për të sakrifikuar të birin për Zotin. Madhështia e ritualeve tona fetare qëndron në lidhjen e thellë me kuptimet që ato mbartin, e jo thjesht si performanca sipërfaqsore.

Zoti thotë në Kuran: “Kujtoi ata për ditët e Allahut; vërtet, në to ka shenja për ata që bëjnë durim dhe janë mirënjohës.” Me rastin e lindjes së Jezu Krishtit, ne ndjejmë se jemi përballë një dite prej ditëve të Allahut. Kjo ditë u dallua nga një mrekulli e mahnitshme e lidhur me lindjen e tij. Lindja e tij është e lidhur me kuptimin e paqes për të cilën ne jemi aq shumë nevojtarë sot. Allahu e bëri Jezu Krishtin simbol të paqes në botë. A nuk thotë Allahu në Kuran në gjuhën e Krishtit, “Paqja ishte mbi mua ditën që linda, dhe do jetë mbi mua në ditën kur do vdes, dhe në ditën kur do ringjallem.” Kjo është mjaftueshëm arsye për ne që të gëzojmë në këtë event të shënuar, pa patur rëndësi se kur është dita ekzakte për ne apo për të tjerët, apo për ndryshimet e qëndrimeve të të Krishterëve Ortodoksë, Katolikë, Protestantë e grupeve të tjera. Cështja nuk është tek data ekzakte por tek kuptimi që mbart ky event.

Përkujtoj vëllezërit midis studentëve të dijes së shenjtë (ilmit) se dijetarët që ndaluan urimin e festave fetare të jo-muslimanëve e lidhën këtë gjykim me supozimin se urimi afirmon disa shtylla të besimit të jo-muslimanëve, besime këto që janë diametralikisht të ndryshme nga Islami. Ata e lidhën këtë gjykim me mendimin e përhapur dhe zakonet e kohës së tyre ku urimi i të tjerëve për festat e tyre konsiderohet afirmim i besimit të tyre. Kjo është arsyeja pse fetvatë përmendin provat për ndalimin e pranimit dhe nderimit të besimeve të gabuara, por nuk sjellin prova të qarta që ndalojnë vetë urimin.

Sot nuk mund të imagjinojmë që urimi i të tjerëve me rastin e festave të tyre afirmon besimin e tyre. Islami është i mirë-përcaktuar dhe dija e aspekteve themelatare të besimit apo pikave të dallueshme nga fetë e tjera janë të mirënjohura. Njerëzit në përgjithësi kanë arritur maturinë për të akomoduar bashkë-egzistencën dhe respektimin e sinoreve të feve të njëri-tjetrit. Një musliman që uron të krishterët për Krishtlindje nuk është duke afirmuar natyrën hyjnore të Krishtit, apo se ai është biri i Zotit. Në të njëjtën mënyrë, një i krishterë që urohet prej një muslimani nuk do mendonte se ky musliman ka afirmuar teologjinë e krishterë. Ngjashëm, një i krishterë që uron kojshiun musliman për Bajram, Ramazan apo ditëlindjen e Profetit Muhamed e di fort mirë që ky urim nuk do të thotë se ai po pranon besimin islam, e as nuk mendon muslimani se i krishteri po bën këtë gjë. Zakoni bashkohor i urimit Gëzuar Krishtlindjet nuk afirmon besimin se Jezusi është biri i Perëndisë, por konsiderohet një zakon që indikon sjellje të mirë midis njerëzve.

Një princip legal thotë: “Një gjykim varet nga arsyet e tij.” Arsyet që cuan disa dijetarë të gjykojnë kundra lejimit të urimit (shkaku i afirmimit të besimit të të tjerëve) nuk qëndron më e për arsye as ndalimi nuk qëndron më. Është e rëndësishme të shënojmë këtu se pozicioni i Ibn Kajim se ka konsensus të dijetarëve rreth ndalimit të urimit të pasuesve të feve të tjera për festat e tyre fetare nuk është i saktë. Sheh Abdullah bin Bejah ka përmendur se Imam Ahmed kishte tre qëndrime rreth kësaj: e ndaluar, e papëlqyer, e lejuar. Ibn Tejmija adoptoi lejimin, sic transmetohet nga Ibn el Mardaui në Al Insaf.

Është e drejta e kujtdo që nuk dëshëron të urojë të tjerët për festat e tyre fetare që mos i urojë, por është gabim për të që të imponojë si obligueshëm qëndrimin e vet tek të tjerët. Të dënosh ata që mendojnë ndryshe në këtë cështje e të vësh në dyshim besimin e tyre është të reduktosh madhështinë e sheriatit dhe të luash në mënyrë të papërgjegjshme me fenë.

Në përfundim, sjell përshëndetjet e mësuesit tim Muhamedit për lindjen e Jezu Krishtit. Përshendes Profetin, i cili tha, “Unë jam më i afërt me Jezusin të birin e Maries në këtë botë dhe në botën që vjen.”

Gjithashtu uroj muslimanët, të krishterët e gjithë njerëzimin me rastin e lindjes së Jezusit. Zoti e bëri atë manifestim të emrit të tij “Paqe” në ditën e lindjes së tij, dhe symbol të paqes. I them mësuesit tonë, Jezu Krishtit: Mësuesi im e shpirt i Allahut e Fjala e Tij, paqja qoftë mbi ty ditën që linde, ditën e vdekjes e ditën e ringjalljes tënde.

Comments

  • O Mari hirplote, Zoti kjoft me ty, e bekuar je mbi te gjitha grate dhe i bekuar fryti i barkut tend Jezus. O Shenjta Mari, ne mekataret, tashti e festojme e ne fill te vdekjes sone. Amen.

  • es-selamu alejkum miq te e-zanit. Sa per saktesim akademik. Merdaui ne Insaf qe citon autori Xhifri nga shejh Ibn Beje nuk flet per festat fetare, aty ai flet per ahkamet e dhimive dhe komenton fjalen “urimin, ngushellimin dhe viziten kur jane semure”, dhe tregon se cfare qendrimi ka medhhebi dhe cfare trasmetohet nga imam Ahmedi per keto tre gjera, Ibn tejmija aty thuhet se e lejon (pra urimin, ngushullimin dhe viziten) nese ka interes si p.sh nese shpresohet islami i tij. kaq. por ne te gjithe kete tekst kush e kupton qarte kontekstin dhe nuk e nxjerre ate jashte tij e merr vesh se aty nuk flitet fare per urimin e festave fetare te tyre, por per urim per ceshtje dynjaje, pra per dasma, lindje etj si keto. madje vete Shejh Ibn Beja ne “sina el-fetua” thote per Ibn Tejmijen se ai eshte i ashper ne kete ceshtje! Keshtu qe ajo cka thote Ibn kajimi eshte mese e sakte, pra ka ixhma per mos lejimin e urimit te festave te jomuslimaneve, per me teper shejh Ibn Kajimi e njeh jo vetem medhehbin hanbeli dhe fjalet e Imam Ahmedit me mire se autoret e sotem por ai njeh me mire se cdo kush tjeter Ibn Tejmijen dhe qendrimet e tij. Libri i ibn tejmijes iktida siratul mustekim eshte i teri per ceshtjen e festave te jomuslimaneve dhe ai aty thote te kunderten, keshtu qe me gjithe respektin per shejh Ibn Bejen por ketu ai ka gabuar, po keshtu edhe Xhifri qe kundershton ixhmain qe percjell ibn kajimi. ajo cka ngelet ketu eshte pyetja a lejohet sot kjo gje per ne apo jo? kjo eshte ceshtje qe ka nevoje per studim, e ketu qellimi qe sa per saktesim akademik, dhe asgje me shume. Respekt e-zani!

  • es-selamu alejkum miq te e-zanit.

    Sa per saktesim akademik. Merdaui ne Insaf qe citon autori Xhifri nga shejh Ibn Beje nuk flet per festat fetare, aty ai flet per ahkamet e dhimive dhe komenton fjalen “urimin, ngushellimin dhe viziten kur jane semure”, dhe tregon se cfare qendrimi ka medhhebi dhe cfare trasmetohet nga imam Ahmedi per keto tre gjera, Ibn tejmija aty thuhet se e lejon (pra urimin, ngushullimin dhe viziten) nese ka interes si p.sh nese shpresohet islami i tij. kaq. por ne te gjithe kete tekst kush e kupton qarte kontekstin dhe nuk e nxjerre ate jashte tij e merr vesh se aty nuk flitet fare per urimin e festave fetare te tyre, por per urim per ceshtje dynjaje, pra per dasma, lindje etj si keto. madje vete Shejh Ibn Beja ne “sina el-fetua” thote per Ibn Tejmijen se ai eshte i ashper ne kete ceshtje! Keshtu qe ajo cka thote Ibn kajimi eshte mese e sakte, pra ka ixhma per mos lejimin e urimit te festave te jomuslimaneve, per me teper shejh Ibn Kajimi e njeh jo vetem medhehbin hanbeli dhe fjalet e Imam Ahmedit me mire se autoret e sotem por ai njeh me mire se cdo kush tjeter Ibn Tejmijen dhe qendrimet e tij. Libri i ibn tejmijes iktida siratul mustekim eshte i teri per ceshtjen e festave te jomuslimaneve dhe ai aty thote te kunderten, keshtu qe me gjithe respektin per shejh Ibn Bejen por ketu ai ka gabuar, po keshtu edhe Xhifri qe kundershton ixhmain qe percjell ibn kajimi. ajo cka ngelet ketu eshte pyetja a lejohet sot kjo gje per ne apo jo? kjo eshte ceshtje qe ka nevoje per studim, e ketu qellimi qe sa per saktesim akademik, dhe asgje me shume. Respekt e-zani!

    • @ Muslimani: edhe malikite, per shembull, ne tekstet e tyre si Fikh el malikija ue adiletehu te Habib Tahir, thone qe eshte mekruh, por jo harram e pra nuk ka konsensus ketu.

  • disa fetva te shkurtra ne anglisht nga institucione te njohura myslimane qe e lejojne urimin per festa fetare jomyslimane:

    3 fetva nga Dar el-Iftaja (myftinise) se Egjiptit

    Linku i faqes: http://eng.dar-alifta.org/foreign/default.aspx

    1 Fetva nga Dar el-Ulum Deoband, Indi. Nje nga universitet me te famshme myslimane ne Azi.

    http://www.darulifta-deoband.com/home/en/Halal–Haram/9850

    Fetvaja e Karadavit per urimin

    https://www.amuslima.com/is-it-permissible-to-greet-christmas-and-new-year/

    Fetva e Bin Bayyas (kryesisht per festat fetare
    https://www.legit.ng/1079257-islamic-cleric-speaks-christmas-celebrations.html

    Po Bin Bayyah per festat jofetare (si Viti i Ri)

    http://BINBAYYAH.NET/ENGLISH/HOLIDAYS-FREE-OF-RELIGIOUS-OVERTONES/

    Fetva nga komisioni i dijetareve maleziane (komisioni me i larte ne vend)

    https://www.straitstimes.com/asia/se-asia/kl-mufti-okay-for-muslims-to-wish-friends-merry-christmas?fbclid=IwAR0B1b4OCCbJozFodQMnCFdo5oyjEwrQoIAKg6UewhxGSnaXlPQ3RD-1GIA

    Fetvaja nga stafi i websitit islam online

    https://archive.islamonline.net/?p=5357&fbclid=IwAR28eEY9MyZLPsivnjebcbW0vSwgRGrr5xHXSddr1qHy1xKFztzDXZaShUQ

    Fetvaja e lidhjes se dijetareve sirian (ne arabisht)

    Aty gjendet nje citim i gjate i Mustafa Zerkas ne lidhje me temen.

    https://islamsyria.com/site/show_articles/10688

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *